EGOBusiness Growth Architect
Kontakt
Ballina

Rreth nesh

Konsulencë biznesi e mbështetur në përvojë operative.

EGO lidh performancën e shitjeve me strukturën, njerëzit, proceset dhe mjetet e menaxhimit.

FOUNDER

Doris Kullojka

Rreth 18 vite përvojë në shitje, marketing, drejtim ekipesh dhe strukturim biznesesh. Përvoja është ndërtuar duke punuar brenda organizatave: duke dëgjuar njerëzit, vëzhguar proceset dhe lidhur vendimet me të dhënat.

Metoda nis nga puna reale: si kualifikohet klienti, si përgatitet një punonjës i ri, si ndahet përgjegjësia dhe si matet ecuria. Mjetet digjitale e mbështesin këtë punë.

Përvoja

Përzgjedhim bashkëpunime me potencial.

Vlerësojmë qartësinë e nevojës, mundësinë për të punuar me të dhëna, gatishmërinë për ndryshim dhe kapacitetin për zbatim. Koha ka vlerë kur ka një problem konkret dhe njerëz që mund ta çojnë punën përpara.

Nuk premtojmë një përqindje rritjeje. Identifikojmë ku ka mundësi për përmirësim, çfarë duhet ndryshuar dhe si do të matet.

Fillo vlerësimin falas

Le të flasim për biznesin tënd.

Kontakt