
Situata
Për North Gate, skuadër e Sunday League 9×9, EGO projektoi dhe ndërtoi një aplikacion web që bashkon identitetin e klubit me informacionin sportiv në një vend. Nga ndeshja e radhës te rezultatet dhe momentet e skuadrës, navigimi i thjeshtë e bën informacionin të lehtë për t’u gjetur nga lojtarët dhe ndjekësit.
Puna e kryer
- Projektimi dhe zhvillimi i aplikacionit për telefon dhe kompjuter, i hapur nga një link pa kërkuar llogari përdoruesi.
- Krijimi i një qendre për ndeshjet: kalendari, rezultati i fundit dhe filtrimi i rezultateve sipas fitores, barazimit ose humbjes.
- Organizimi i seksioneve për skuadrën, formacionin 9×9, klasifikimin, statistikat dhe lojtarin e ndeshjes.
- Përmbledhja e lajmeve, fotove, videove dhe fanellave në një hapësirë të përbashkët për historinë dhe identitetin e klubit.
- Një identitet vizual i qëndrueshëm me ngjyrat dhe stemën e North Gate, navigim të përshtatur për telefon dhe adresën northgate.egogrowth.com.
Çfarë ndryshon në punë
Një pikë e vetme informacioni për ekipin dhe ndjekësit: më pak kërkim, komunikim më i qartë dhe një mënyrë më efikase për të ndjekur ecurinë. Prania digjitale i jep North Gate një prezantim serioz, të organizuar dhe të dallueshëm në arenën e Sunday League.